Spiker: Redi Prifti
Headlines 23 Nëntor 2023

Rama me diasporën: Sot shqiptarët më lart se asnjëherë. Dita e alfabetit, festë kombëtare.
Në Samitin e Diasporës që u mbajt në Tiranë me pjesëmarrës nga e gjithë bota, kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët janë sot më lart se kurrë më parë. Ai shpalli 22 nëntorin e caktimit të alfabetit si festë kombëtare.

Berisha: Do ta çojmë në gjykatën kushtetuese marrëveshjen e Ramës me italinë për emigrantët.
Opozita do të çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për refugjatët. Vendimi u morr sot në mbledhjen e grupit të deputetëve të partisë demokratike. Konferenca e Kryetarëve e fut marrëveshjen në axhendë parlamentare.

Arben Ahmetaj reagon për akuzat e SPAK: Ekspertët amerikanë i quajnë sulme politike.
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër reagim nga arratia duke i konsideruar akuzat e SPAK ndaj tij si një sulm politik. Ai thotë se të njëjtin përfundim ka arritur edhe një studio ligjore amerikane që ka analizuar çështjen e tij.

Gjykata lë në burg Breçanin dhe 3 të tjerë. Ish- drejtuesi i policisë: Jam këtu për shkak të djalit.
Do të vijojë të qëndrojë në burg ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 3 personat e arrestuar bashkë me të. Para gjykatës së posaçme ish-zyrtari i policisë tha se ndodhet në burg vetëm për shkak të djalit të tij.

Tërmet politik në Holande. Nacionalistët euroskeptikë fitojnë zgjedhjet e përgjithshme.
Nacionalistët europskeptikë shkaktojnë tërmet politik në Holandë. Ata u renditën të parët në zgjedhjet e të Mërkurës, duke dyfishuar numrin e vendeve në parlament. Megjithatë mbetet ende e paqartë se kush do ta formojë qeverinë.

Duka, entuziast për kombëtaren: Duam të shkojmë përtej grupit në Gjermani.

Kreu i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka është entuziast për përfaqësimin e Shqipërisë në kampionatin europian. Ai thotë se synimi është që të kalohet edhe faza e grupeve në finalet e Gjermanisë.

/tvklan.al