Spektakli “Love Story” në TV Klan ka hyrë tashmë në zemrën e publikut, teksa ka arritur rekorde shikueshmërie në dy puntatat e para.
Takimet, emocionet, bisedat dhe ndjesitë mes protagonistit, Saimirit, dhe vajzave konkurrente kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat, teksa lajmet për to janë lexuar me shumë kuriozitet nga audienca.
Nata e dytë u shoqërua me shumë emocione dhe të papritura teksa Saimiri pati dy takime dhe eliminoi dy nga konkurrentet, Klean dhe Julin.
Takimi me Vivien u shoqërua me rrahje të forta zemre, teksa 27-vjeçarja nga Durrësi u përlot kur rrëfeu një pjesë të trishtë të së kaluarës së saj, humbjen e të atit në moshë të vogël dhe sakrificën e mamasë së saj për të rritur dy fëmijë e vetme.
Ndërkohë, takimi me dy motrat binjake, Albanën dhe Silvanën, ka qenë një ndër lajmet më të lexuara, ku të gjendura mes kritikave, bukuroshet u shprehën se nuk kanë ardhur të shkojnë në shtrat me Saimirin.
Lajmi i plotë i takimit të binjakeve me Saimirin
Saimiri, protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, pas mëngjesit në vilën e tij me të gjitha konkurrentet, vendosi që të ftojë në takim motrat binjake dhe Vivien.
Duke qenë se Albana dhe Silvana kanë të njëjtën pamje, 33-vjeçari vendosi t’i takojë ato të dyja njëherësh, por në një ambient të ndarë me një murë, ku të dëgjonte vetëm zërin e tyre.
Sipas Saimirit, kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar karakterin e dy motrave dhe për të kuptuar se cila i pëlqen më shumë.
“Në takimin me Albanën dhe Silvanën e kam shumë të vështir sepse janë dy motra, aq më tepër që janë dhe binjake. Pothuajse kanë të njëjtën aparencë. Kam zgjedhur që këtë takim ta bëjëm një “blind date”, një takim të fshehur, që të na ndajë një mur dhe unë nëpërmjet zërit t’ju bëj disa pyetje vajzave dhe në fund të takimit të shoh se cila prej të dyjave më tërheq më shumë’, shprehet Saimiri.
Nga ana tjetër, njëra nga binjaket thekson se do të preferonte një takim ballë për ballë pasi i pëlqen komunikimi i syve.
“Përshëndetje Saimir, më vjen shumë keq që po ndahemi nga një mur. Do doja që të shiheshim në sy në këto momente sepse më pëlqen shumë komunikimi i syve.
Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë asgjë të ekzagjeruar, asnjë degradim asnjë puthje asnjë afrim sepse fundja jemi motra, jemi binjake. Jemi të lidhura jashtëzakonisht shumë dhe me siguri nuk do vijmë këtu të ndajmë të njëjtin mashkull. Mashkulli do të njihet, në qoftë se zemra nuk komandohet, nëse mua zemra ma bën trak siç thuhet në itali, unë do të vendos të rri këtu dhe ta zgjas unë atë rrugë”, thotë Albana.
Ndërkohë, motra tjetër ka përforcuar atë që ka thënë Albana, duke theksuar se fakti që ato kanë ardhur të dyja për një djalë, nuk do të thotë se do të shkojnë të dyja në shtrat me të.
“Kemi parë shumë shpejt reagimin e njerëzve pasi mbaruam spektaklin, nuk e prisnim. E mora si një gjë negative, fakti që kemi ardhur ne të dyja, motra binjake. Nuk kemi ardhur këtu që të frekuentojmë të dyja, që të shkojmë në shtrat të dyja me ty, shprehet binjakja tjetër, Silvana.
Ndërkohë, Saimiri u është drejtuar dy motrave me të njëjtat pyetje, për të bërë dallimet mes tyre dhe për të kuptuar se cila do t’i pëlqejë më shumë.
Saimiri: Silvana çfarë mund të më thuash për Albanën?
Silvana: Është shumë strikte dhe impulsive, duhet të jetë pak më e qetë në disa raste, duhet t’u japi më shumë besim njerëzve. Është edhe shumë e ëmbël kur i do me të vërtetë njerëzit.
Saimiri: Silvana sa kohë ke që s’je lidhur?
Silvana: Dy vite
Saimiri: Ke pasur shumë histori dashurie?
Silvana: Kam pasur shumë pak histori dashurie
Saimiri: Ke ardhur këtu për të kërkuar dashurinë apo për të kërkuar pak famë
Silvana: Dashurinë absolutisht
Saimiri: Nëse do ishe ti deri në fund të programit, dhe motra do skualifikohej, do ishte një PO për ty?
Silvana: Nëse i’a vlen, nëse ti i’a vlen do të ishte PO.
Saimiri: Po ti nëse ke ardhur këtu do të thotë që ia vlen se ndryshe s’do kishe marrë rrugën të vije të më njihje apo jo?
Silvana: Ti i’a vlen fizikisht për momentin.
Saimiri: Kur e ke pasur dashurinë e parë në jetën tënde?
Silvana: 19 vjeçe
Saimiri: Po lidhja jote e fundit kur ka qenë?
Silvana: Zgjati një vit, dmth 20 vjeçe mbaroi.
Saimiri: Sa e rëndësishme është paraja në vlerësimin tënd të një djali?
Silvana: Nuk dua një djal që nuk bën asgjë gjithë ditën, por dua të jem një femër e pavarur
Saimiri: Çfarë të pëlqen më shumë ty tek një mashkull?
Silvana: Serioziteti, të dijë të seleksjonojë njerëzit, të vlerësojë një femër me dinjitet dhe karakter, edhe mos të jetë për të gjitha, të jetë vetëm për mua.
Saimiri: Çfarë nuk të pëlqen tek Albana?
Silvana: Kokëfortësia e tepërt
Saimiri: Sa fëmijë do kishe dëshirë të bëje?
Silvana: Jo shumë, 2 ose 3
Biseda me Albanën
Saimiri: Albana, çfarë mendimi ke për Silvanën, i dua të mirat dhe të këqijat?
Albana: Afeksionohet shumë shpejt
Saimiri: Sa eksperienca dashurie ke pasur?
Albana: Një, por me këtë jam afeksionuar nuk jam dashururar besoj kurrë.
Saimiri: Ke ardhur për mua apo ke ardhur për tu bërë e famshme këtu?
Albana: Nuk e di çfarë besimi mund të të japi ajo që mund të them unë, toni i zërit në këtë moment por PO, kam ardhur për ty.
Saimiri: Si të duket që jeni të dyja motrat në një lak për dashurinë? Edhe në qoftë se të zgjedh ty të fundit, do pranosh nëse eleminohet motra?
Albana: Po, do të thoja Po besoj.
Saimiri: Çfarë të ka pëlqyer më shumë tek unë, që të ka bërë të vish këtu ?
Albana: Fiziku në rradhë të parë, sepse në rradhë të parë do bazohesh fizikisht nga ajo që pashë. Fakti që je nga jashtë, që je rritur jashtë, medoj se mentalitetin e ke atë që më përshtatet mua
Saimiri: Në çfarë moshe e ke përjetuar dashurinë e parë?
Albana: Ka një vit që ka përfunduar
Saimiri: Beson në dashuri?
Albana: Me shumë vështirësi do them po
Saimiri: Sa të rëndësishme janë paratë në një lidhje për ty?
Albana: Zero, në kuptimin që nuk jam absolutisht materialiste.
Saimiri: A do ta lije modelingun për dashurinë?
Albana: Nuk do e lija sepse mashkulli do më mbështeste nëse do më donte me të vërtetë
Saimiri: Sa fëmijë ke dëshirë të bësh?
Albana: Dy, një çun dhe një gocë
Saimiri: Do doje të ishe në vendin tim, që ta kishe t’i përzgjedhjen?
Albana: Pse jo, kujt nuk i pëlqen, sidomos femrës, të jetë e joshur nga 18 meshkuj siç je dhe ti je me fat që je mes 18 femrash./tvklan.al