Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për mos bashkëpunim me ALUIZNI-n për zgjidhjen e ngërçit e krijuar nga ligji i legalizimeve i vitit 2006 dhe planin urbanistik të Bashkisë, të miratuar në vitit 2013, të cilat bëjnë të pamundur legalizimin e qindra banesave. Ligji i legalizimeve parashikon moslegalizimin e objekteve të ndërtuara në trojet me pronar kur në atë zonë parashikohen studime mbi 5 kate, ndërsa plan rregullues sipas Lames e ka projektuar që të gjitha hapësirat e kryeqytetit të ketë vetëm ndërtime mbi 5 kate.
Bashkia e Tiranës, përmes një deklarate për shtyp reagoi duke thënë se kreu i ALUZINI –t gënjen kur thotë se përfaqësuesit e Bashkisë nuk ishin në tryezën për legalizimet, pasi në të vetmin takim që ka ftuar Bashkinë, përfaqësuesit e saj kanë qenë aty. Sipas Bashkisë ai përgënjeshtroi veten, duke konfirmuar dhe njëherë se sulmet e tij janë thjeshtë dhe vetëm politike. Shqetësimi i tij ka të bëjë me faktin ai e ka të vështirë të legalizojë pallatin e tij të ndërtuar në shkelje të ligjit, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie, -thuhet më tej në deklaratë.
Tv Klan