Artan Lame është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë. Sipas burimeve të gazetares Glidona Daci, Lame është thirrur për të pyetur mbi një dosje të SPAK sa i takon legalizimeve të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Pak kohë më parë në pranga në lidhje me këtë çështje është vënë një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.
Artan Lame prej vitit 2013 drejtoi ALUIZNI-n, ndërsa nga viti 2019 mori drejtimin e Kadastrës Shqiptare, duke u bashkuar ALUZNI-n me Hipotekën. Ai u dorëhoq nga ASHK në Mars të vitit të kaluar./tvklan.al