Landi i “West Side Family” ka reaguar i revoltuar përmes disa postimeve në Instastory.

Sjellja e disa pushuesve në plazh nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit. Ai në videon e realizuar kritikon të gjithë ata persona që nuk kujdesen për të mbajtur pastër mjedisin, por kryejnë veprime të pandërgjegjshme që e dëmtojnë atë.

Dua t’iu them një fakt! Shqipëria është një vend i bukur, por me këtë sjellje nuk kemi për të shkuar asgjëkundi. Nuk mund t’i kërkojmë as qeverisë, as dreqit, që jo po na bëj këtë e atë. Nëse ti vjen vëlla ose motër për qejf, edhe shkakton këtë lloj mynxyre këtu, je një derr, që ai tjetri aty dhe qeveria të thotë ‘O vëlla nuk kam çfarë bëj, se ti je një derr’! Prandaj kujdesuni për ambientin, pini, bëni qejf, dehuni, bëhuni tapë, por mos lini kështu menderosje nga pas. Tani këto gjërat tuaja po jua heq unë sot, po thirrini mendjes, legena”, shprehet këngëtari./tvklan.al