Çmimi i Madh i Kinës dhuroi podiumin e 15-të për Lando Norris në Formula Një. Britaniku e mbylli garën e Shangai në vendin e dytë pas kampionit, Maks Vershtappen.
Në vetvete një performancë e jashtëzakonshme për pilotin e McLaren, por që nuk e bën të buzëqesh plotësisht. Kjo pasi fitorja mungon edhe pse tashmë në festën e podiumit ka qenë plot 15 herë.
Shifër që e lejon Norris për të vendosur rekord, si piloti i Formula Një që ka qenë më shpesh në podium por pa shijuar asnjë fitore. Lando Norris ka garuar në garën më spektakolare të automobilizmit që nga viti 2018 dhe është padyshim një nga pilotët më të talentuar.
24-vjeçari ka treguar qëndrueshmëri në pistë. Para Norris, ishte Nick Heidfeld, i cili mbante këtë rekord të padëshiruar. Ish-piloti gjerman përfundoi në podium në 13 raste pa fituar një garë të Formula Një. Me britanikun që tashmë po thellon rekordet në këtë aspekt, shpresat për një fitore sa vijnë e rriten.
Ndërkaq, sa për Heidfeld, ato 13 podiume ishin hera e vetme që përfundoi në mesin e fituesve, pasi kurrë nuk arriti të fitonte një garë në karrierën e tij.
Klan News