Lara Colturi është renditur e shtata në garën e slalomit gjigand të Kupës së Botës që u zhvillua të premten në Sestriere të Italisë.

Zbritja e dytë ishte më e mirë për skiatoren e Shqipërisë. Fituese e garës ishte Federika Brinjone.

Të shtunën do të zhvillohet një tjetër slalom gjigand po në Sestriere.

Tv Klan