Lara Colturi i është afruar podiumit në garën e zhvilluar këtë të martë në Kronplatz, në Itali. Skiatorja e Shqipërisë u rendit e katërta në këtë etapë të Kupës së Botës, 28 të qintat larg vendit të tretë amerikanes Paula Moltzan.

18-vjeçarja bëri një zbritje të dytë tepër të mirë në slalomin gjigand aty ku nuk arritën ta përfundonin disa nga skiatoret më të mira të momentit si italiania Federica Brignone. Lara Colturi është e katërta në renditjen e përgjithshme në këtë disiplinë.

Këtë sezon skiatorja kuqezi ka arritur 2 vende të dyta, duke përmirësuar dukshëm rezultatet nga 2 sezonet e para në Kupën e Botës. Ndalesa e radhës për Lara Colturin do të jetë në fund të janarit në Francë.

Tv Klan