Arben Çuko është larguar këtë të hënë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Në vend të Çukos është emëruar Stefan Çipa.
“Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”
, thuhet në një njoftim për mediat nga Ministria e Drejtësisë.
Çipa u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sarandës në vitin 2011, ndërsa në 2016-ën ai u emëruar zv/ministër i Brendshëm. Së fundmi ai mbante postin e Sekretarit për Diasporën në Partinë Socialiste.
/tvklan.al