Neritan Ceka: “Ky ligj, i cili synonte të krijonte një transparencë, më tepër po krijon kofuzion.”
Gazetari: A mund të penalizohet një kryeministër, qoftë edhe për deklarata të pavërteta?
Neritan Ceka: “Kjo është një çështje që ka të bëjë me moralin, nuk ka të bëjë me ligjin. Unë të jap disa shembuj nga, të themi historia e kryeministrave europianë të cilët e kanë, janë ballafaquar me opinionin pikërisht për shkak të deklarimeve ose mosdeklarimeve të sakta të pasuirsë.”
“Vihet në dyshim deklarata e zotit Nano, sepse siç jemi njoft nëpërmjet shtypit, deklarimet nuk konsistojnë ashtu siç është shkrujtur në letër, pra ka pas reagime që ato dhurata, të cilat janë vënë në adresë të zotit Nano, nuk janë në adresë të atyre personave të cilët i ka deklaruar. Mendoj që nuk do jetë vetëm zoti Nano në këtë punë, po do ketë dhe probleme të tjera në vazhdimësi. Mendoj që janë këta që do t’i kenë fsherë pasuritë dhe besoj që do bëhet material për ngritjen e një komisioni hetimor.”
Bardhyl Agasi: “Ka një inspektoriat të ngritur dhe të çohet puna deri në fund. Sidoqoftë, në qoftë se pastaj vërtet ka një dyshim nga opozita, mund të vazhdojë edhe komisioni hetimor.”
Gazetari: Kjo çështje mund të paragjykohet dhe në rastin më të fundit që ngre opozita për deklaratën e kryeministrit?
Bardhyl Agasi: “Unë nuk nisem thjesht për një deklaratë për kryeministrin apo për Bardhylin apo për Berishën apo për atë tjetrin, unë nisem nga kompetencat që ka ky inspektoriat të cilat duhen repsektuar, sepse ia kemi dhënë me ligj.”
“Ligji i ka të përcaktuara të gjitha gjërat d.m.th. i ka të përcaktuara, d.m.th. që në pasaktësitë në deklarim, d.m.th. ka, ta rikthen faza e parë, me sa kujtoj unë tani, ta rikthen që ta korrigjosh pavërtetësinë, pastaj fillojnë që nga gjobat deri në mos, kemi pastaj kur fillojnë pasaktësitë dhe mashtrimet kuptohet që kanë një diferencë tepër të madhe për të cilat përsëri ligji është i plotë.” /tvklan.al