Rikthehet Agim Veliu në krye të Ministrisë së Brendshme
Të mërkurën mbahet seancë e Kuvendit ku pritet të votohet qeveria e kryesuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.
Pas vendimit që u mor në mbledhje të kryesisë së Kuvendit, LDK zhvilloi edhe një mbledhje të fundit ku edhe u publikuan emrat e ministrave të partisë të cilët do të jenë kryesisht ata që kanë qenë në qeverinë Hoti.
Agim Veliu do të rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Hykmete Bajrami nga Ministria e Arsimit do të kalojë në atë të Financave ndërsa Anton Cuni, Vlora Dumoshi, Besian Mustafa do të vazhdojnë në të njëjtat Ministri, derisa si emra të rinjë janë shtuar Armend Zemaj si ministër i Shëndetësisë Arban Abrashi i Infrastrukturës e Driton Selmanaj zv/Kryeministër.
Lumir Abdigjiku i cili aktualisht është ministër në detyrë i Infrastrukturës nuk ka pranuar që të jetë pjesë e kabinetit Hoti.
Prioritet i LDK-së mbetet arritja e marrëveshjes finale me Serbinë, proces të cilin do ta udhëheq qeveria.
AAK-ja do të udhëheqë me 4 Ministri, Nisma Socialdemokrate 2 si dhe 3 ministri do t’i udhëheqin minoritetet. Këto parti do t’ia dorëzojnë LDK-së sonte emrat e kandidatëve për ministra.
Ndërkohë gjatë ditës kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka dalë me një propozim që të formohet një qeveri e tranzicionit propozim të cilin e ka përkrahur Lëvizja Vetëvendosje ndërsa ka përmendur si emër për Kryeministër atë të Murat Jasharit.
Tv Klan