Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Mallakastrës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene.
Sipas një njoftimi për mediat, policia thotë se 16-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe ka sjellë në jetë një fëmijë, për të cilin ka deklaruar se i ati është pikërisht 31-vjeçari.
“Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin B. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H”, thuhet në një njoftim të policisë./tvklan.al