Dy vëllezër të cilët ishin plagosur me thikë nga fqinji i tyre në Mallakastër, janë arrestuar nga policia pasi kishin fshehur ngjarjen. Në pranga ka rënë edhe autori, 76-vjeçari me iniciale A.B., i cili akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Sipas policisë, vëllezërit E.P. dhe J.P., përkatësisht 28 dhe 26 vjeç, ishin paraqitur në spital për mjekim.

Gjatë marrjes në pyetje ata deklaruan se ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kishin mbetur të plagosur.

Pas veprimeve hetimore, u zbulua se vëllezërit ishin goditur me thikë nga fqinji i tyre 76-vjeçar.

Dy vëllezërit u arrestuan për deklarim të rremë, ndërsa 76-vjeçari u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

/tvklan.al