Leao dëshiron të rrijë te Milani
Klubi kuqezi duhet që të investoje 65 milionë Euro për portugezin, nëse ka si synim që ta mbajë
Leao dëshiron që të qëndrojë te Milani dhe Milani dëshiron që të mbajë Leaon.
Vullneti i të gjithëve është i qartë, por kjo ende nuk mjafton për rinovimin e kontratës që skadon në Qershor të 2024-ës.
Arsyeja është e thjeshtë; paratë!
Momentalisht porutgezi përfiton 1.5 mln Euro në sezon dhe është e qartë që kërkon më shumë.
Leao synon 7 mln Euro në një vit futbollistik dhe kjo është një shifër e lartë për politikën për pagat e vendosura nga klubi kuqezi.
Bisedimet kanë nisur prej muajsh dhe drejtori teknik Paolo Maldini po përpiqet me të gjitha mënyrat që të gjejë një zgjidhje.
Duhet një sforco ekonomike nga ana e pronarëve të rinj, por edhe Geri Kardinale e ka vendosur si prioritet rinovimin e numrit 17.
Akordi mund të gjendet për shumën e 6 mln Eurove në sezon, për pesë vitet e ardhshme.
Por ky nuk është problemi i vetëm. Duhet që të shlyhen edhe 19 mln Euro te Sporting Lisbona pas ndërprerjes së kontratës në vitin 2018.
Klubi italian do të duhet që të paguajë 15 mln Euro. Për këtë arsye, Maldini u takua në Portugali me drejtuesit luzitanë, ku kërkoi një shifër më të ulët.
Milani tani është përpara zgjedhjes nëse duhet të investojë 65 mln Euro për 23-vjeçarin, apo ta lërë të ikë.
Ndërkohë Çelsi dhe Mançester Siti janë gati të investojnë.
Klan News