Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar nuk synon kthimin e monarkisë, por platforma e saj ka të bëjë me përmirësimin e jetës në vend. Pretendenti mbretëror Leka i Parë, sqaron hamendjet për shfaqet në skenën politike të një lëvizje të tillë.

Leka Zogu: “Unë nuk do të kisha hy po të mos ta kisha parë që rreziku për Shqypni është ajo që dilet. Sot në rast se nuk bohen disa ndryshime radikale në Shqypni, Shqipëria nuk do të jetë një shtet i pa varur pas 2005”.

Më gjerësisht për lëvizjen shprehet kryetari i grupit të LZHK Maksim Begeja. Kjo lëvizje do të orientohet gjithnjë djathtas, strategjia që do të ndiqet kërkon thellimin e reformave, depolitizimin e institucioneve, ristrukturim të plotë të sistemit të drejtësisë, ku përpara ligjit të gjithë të jenë të barabartë, rritjen ekonomike dhe me përparësi shihet integrimi në familjen europiane.  

Maksim Begeja: “Kjo është një lëvizje që kërkon të ndërrojë fytyrën e Shqipërisë, kjo është një lëvizje që kërkon ta nxjerrë vendin nga kjo katastrofë, nga ky batak që e kanë thelluar dhe po e thellojnë çdo ditë e më shumë, pikërisht nga partitë politike, veçanërisht partia që është në pushtet”.

Platforma e LZHK me në krye mbretin Leka i I, u bë publike gjatë një takimi me shoqatën Tirana./tvklan.al