Pretendenti i fronit mbretëror ka zbritur në Elbasan vetëm pak kohë pasi ka publikuar nismën politike Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar. Në gjurmët e familjes mbretërore për rolin e saj në unitetin e kombit Leka Zogu ka vizituar kultet fetar e të Elbasanit duke i dhënë një mbështetje të madhe autoqefalizmit të kishës shqiptare.

Leka Zogu: “Unë nuk e di sa e dini historinë e luftës që ka bërë Shqipëria për të arritur autoqefalinë e kishës ortodokse, ka qenë për rreth 9 vjet për t’ia arritur kësaj edhe sot kjo autoqefali po na zhduket ngadalë. Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe do të zgjerohet ashtu si dhe shqipëria do të ketë ortodoksizmin shqiptar.”

Lidhur me debatin për kryqin gjigand të vendosur në rrugën nacionale në Qafë Krrabë Zogu tha se toleranca fetare që ekziston në Elbasan dhe Shqipëri duhet të merret si shembull kudo në botë. Edhe pse Zogu ka thënë se nuk ka shkuar në Elbasan për të bërë politikë në një takim të zgjeruar me simpatizanë e intelektualë të këtij qyteti, ai nuk i shpëtoi interesimit rreth lëvizjes për zhvillimin kombëtar. /tvklan.al