Më shumë se 6 milion Dollarë, kjo është vlera me të cilën pritet të shiten në ankand pantollonat e boksit e veshura nga Muhamed Ali në fitoren e tij epike “Thrilla in Manila” ndaj Joe Frazier.
Pantallonat prej sateni të Aliut dolën në shitje në shtëpinë e njohur të ankandit Sotheby’s të enjten, ndërsa oferta për to tashmë ka arritur në 3.8 milionë Dollarë.
Të nënshkruara nga Aliu, pantollonat u shitën për 15 mijë Dollarë në vitin 2012, ndërsa tanimë ka mundësi të shiten disafish më shumë. Ankandi do të zhvillohet në Sotheby’s në Nju Jork deri të premten më 12 Prill.
“Thrilla në Manila”, e cila u zhvillua në Tetor 1975 në kryeqytetin e Filipineve, është një nga ndeshjet kryesore në historinë e boksit./tvklan.al