Sizmologu: Ishte 6 ballë, u shoqërua me 100 pasgoditje
Korça u godit sërish nga një tjetër tërmet mbi 5 të shkallës Rihter. Sipas sizmologëve tërmeti i së premtes nuk ka lidhje me atë të Floqit të rënë në muajin Qershor të këtij viti.
Ndërsa pasojat e tërmetit të Qershorit ende nuk janë riparuar plotësisht lëkundjet sizmike të regjistruara gjatë mëngjesit të sotëm dëmtuan edhe më shumë shtëpitë e zonave të prekura pesë muaj më parë.
Çifti i të moshuarve Petraq dhe Liljana Dhespollari, arritën të dalin me vështirësi nga shtëpia pa u lënduar. Prej 5 muajsh ata jetojnë në kontenier pasi shtëpia e dëmtuar në qershor ende nuk është riparuar.
Edhe banesat në lagjen e sipërme të Qafëzezit kanë pësuar dëme të konsiderueshme duke u bërë të pabanuara. Disa familje janë kthyer përsëri në çadra,
4 banesa në Vidohovë janë shkatërruar plotësisht. Emergjencat Civile dhe komisionet e vlerësimit të dëmeve të bashkive të Kolonjës dhe Devollit po verifikojnë dëmet në dy fshatrat e prekur për të vijuar me procedurën e dëmshpërblimit.
Tv Klan