Edhe pse vendi ynë klasifikohet ndër territoret që kanë aktivitet të lartë sizmik në një vit regjistrohen mesatarisht 35 tërmete të ndjeshme, por jo të rrezikshme.
Sipas shërbimit sizmologjik moti i thatë dhe temperaturat e larta nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit sizmik.
Ky shërbim tashmë përmes aparaturave të teknologjisë së fundit përpunon në kohë reale të dhënat që vijnë nga 14 degët e saj, të shtrira në të gjithë territorin e vendit.
Rrapo Omeni: “Këto janë tërmete që ndihen, mund të shkaktojnë panik, por janë tërmete që nuk shkaktojnë dëme ky nivel, kjo nivel ose ky intensitet i këtyre tërmeteve. Tërmetet bien në periudha të ndryshme të vitit, por vera ose ajo që thoni ju thatësira, nuk ka shumë lidhje, dmth, nuk ka lidhje më tërmetin. Rënia e tërmeteve është një proces tektonik i brendshëm që ndodh në brendësi të tokës për arsye të proceseve që ka ajo, lëvizjeve të brendshme të saj”.
Tërmeti i fundit është regjistruar të enjten rreth orës 22:40 të mbrëmjes me epiqendër në Kurbnesh.
Forca goditëse e tërmetit ka qenë rreth 5 ballë sipas shkallës Rihter në zonën ku ishte epiqendra, ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë në masën 4.2 ballë. Këto lëkundje janë ndjerë dhe në Maqedoni./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani