Ermir Lenjani realizoi golin e parë në këtë sezon të Superligës së Zvicrës, duke ndihmuar Sionin të barazojë 1 – 1 në fushën e Ksamaksit.
Mesfushori shënoi para grumbullimit me Kombëtaren, duke treguar se po kalon një formë të mirë.
Në Superligën e Zvicrës është rikthyer Arlind Ajeti. Mbrojtësi debutoi me Grasshoperin që fitoi me rezultatin 2 – 1 përballjen e javës së dhjetë me Luganon. Ajeti nuk është përfshirë nga Kristian Panuçi në grupin e lojtarëve për ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin.
Tv Klan