Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Akuzat e përditshme të krerëve aktuale të PD, rrisin më tepër personalitetin tonë tek demokratët e thjeshtë. Kështu Leonard Demi në emër të grupit të reformatorëve brenda PD, i është përgjigjur sulmeve të vazhdueshme të drejtuesit të PD, dhe gazetës “Rilindja Demokratike”.
Leonard Demi, reformatori i PD:- “Nuk është hera e parë që zëdhënësi i PD bën akuza të tilla aluçinative dhe as këto dhe as koleksioni i tij i herbariumeve që zoti Vili Minarolli mblodhi në Elbasan nuk e ndihmojnë që të realizoje qëllimin e tyre për të ulur personalitetin tonë publik. Gjithë antarësia e partisë sonë edhe simpatizantët e saj e dinë që ne nuk kemi as bodigardë, as makina, as para, as na financon njeri, nuk kemi as afera dhe as biznese të tjera të mëdha. Kështu që këto më tepër e rrisin personalitetin tonë në anëtaresinë e partisë kudo në Shqipëri. Ne kërkojmë që partia jonë të bëhet demokratike, ne kërkojmë që partia jonë të bëhet e fortë, ne kërkojmë që ajo të fitojë zgjedhjet lokale apo politike sipas radhës, sepse ka vlera dhe është partia që unë e kam thënë shumë herë e ndërtuar nga dëshira e popullit, për një jetë të re, më të mirë, për t’u shkëputur një herë e mirë nga e kaluara, për t’u integruar në Evropë dhe këtë gjë mund ta bëjë Partia Demokratike, vërtet demokratike dhe nuk mund ta bëjnë mendësitë e Partisë së Punës”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego