Emisioni “Opinion Plus”, në Tv Klan solli mbrëmjen e sotme intervistën me deputetin e Partisë Demokristiane dhe botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi.
Diskutimi u fokusua në dy pika kryesore, atë që lidhet me përvjetorin e djegies së gazetës “Koha Jonë”, në Mars të vitit ’97 dhe për zhvillimet brenda politikës aktuale shqiptare, ku Partia Demokristiane është përfshirë në kolicionin qeveritar dhe ka marrë dhe një post ministror.
“Unë kam filluar si gazetar në gazetën ‘Koha Jonë’. Mendoj që më shumë i përkas botës së gazetarisë, ndonëse jam në fushën e politikës dhe luaj në terrenin e politikës prej disa vitesh. Por më mirë, më i qetë dhe i kompletuar ndihem në fushën e gazetarisë, po kjo nuk do të thotë që duke qenë 9 vite duke shkuar për 10 deputet, kam mësuar shumë gjëra, kam krijuar një eksperiencë të re parlamentare, kam njohur politikën majtas dhe djathtas”.