Problemet me kompaninë Bankers Petrolium ishin evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit para se të ndodhnin dëmtimet në shtëpitë e banorëve të Zharrëz. Kreu I KLSH, Bujar Leskaj tha nga Vlora se auditimet kanë gjetur shkelje ne shfrytëzimin e zonës së Patos Marinzës nga kompania Bankers, Petrolium dhe për këtë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar zgjidhje që prej vitit 2013.
Kreu i KLSH-së sqaroi edhe arsyen pse anuloi vendimin për të mos e bërë këtë analizë pikërisht në Zharrëz, ku kanë ndodhur shpërthimet.
Sipas raportit të KLSH-së, në bazë të monitorimit që i është bërë edhe periudhës së shpërthimeve në Patoz – Marinëz, KLSH ka konkluduar se fajtore për to ka qenë Bankers, teknologjia e përdorur dhe sasia e injektimit të squfurit ka qenë në kundërshtim me normat e lejuara nga OBSH.
Tv Klan