François Letexier do të jetë arbitri i ndeshjes Spanjë-Angli. Finalja e Euro 2024 e planifikuar për të dielën më 14 korrik në Berlin, duke i besuar kështu gjyqtarit francez ndeshjen më të rëndësishme të kompeticionit. 35-vjeçari francez, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2017, ka vendosur drejtësi deri më tani në 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.
Në finalet e Kampionatit Evropian të këtij viti, ai arbitroi tre ndeshje në grup, përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri dhe ishte zyrtari i katërt në ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih.
Ai ishte gjithashtu arbitri i Superkupës së UEFA-s 2023 midis Manchester City dhe Sevilla FC në Pire të Greqisë. Letexier do të mbështetet në finalen e së dielës nga ndihmësit francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë zyrtari i katërt. Roli i Video Asistent Arbitrit (VAR) iu caktua Jerôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton formacionin si ndihmës arbitri rezervë.
Spanjë-Angli do të luhet këtë të dielë në Berlin ku do të mësohet edhe kampioni i ri i kontinentit. Tv Klan dhe Radio Klan do të përcjell për të gjithë tifozët emocionet e këtij takimi që premton spektakël të garantuar.
Klan News