Bayer Leverkusen nuk është më e pathyeshme në Bundesligë. Kampionët në fuqi, u mposhtën me rezultatin 3-2 në shtëpi nga Leipzig.
Një përballje spektakolare dhe e luftuar deri në sekondat e fundit, nga të dyja ekipet.
Skuadra e Alonsos e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh të dy golave, pasi shënuan Frimpong në minutën e 39-të dhe Grimaldo në minutën e 45-të. Në fundin e pjesës së parë, Kampl ngushtoi diferencat në 2-1.
Fraksioni i dytë i lojës ishte tjetër histori, teksa foli vetëm për miqtë. Openda barazoi shifrat në minutën e 57-të, ndërsa në minutën e 80-të, shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Leipzig.
Leverkusen pëson kështu humbjen e parë në Bundesligë, pas më shumë se një viti, ndërsa Leipzig konfirmon formën e shkëlqyer, me dy fitore në start. /tvklan.al