Lajme Arkiva 2003

Është vënë alarmi në fund të vitit, por jo për të fundit herë. Është trumbetuar me sirena dhe gjeneratorë për ato që na mungojnë çdo ditë. “Mjaft”, me zhurmën e tyre kërkojnë ti tregojnë qeverisë se drita duhet për integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjeneratorët dhe qirinjtë janë përdorur për të protestuar përpara vilës ku punon aktualisht kryeministri. Nga të dhënat e INSTAT lëvizja “Mjaft” ka nxjerrë se 40% e popullsisë është e mbuluar me celularë dhe shumë më pak se kaq, me 18% është pjesa që mbulohet me energji.

Arbjan Mazniku:  Në një ditë si kjo ne shqiptarët kemi shumë pak për të festuar. Nuk kemi energji, nuk kemi drita dhe jo vetëm këto shërbime që janë bazike që jo vetëm që nuk i kemi por do i kemi pas vitit të ri edhe më të shtrenjta dhe ky ishte pikërisht edhe synimi i kësaj proteste që ne bëmë, sot. Në një farë mënyre ne kërkojmë që të kemi shërbime të mira dhe ti kemi ato me çmime të arsyeshme për popullin shqiptar.

S’është parë nevojë për pjesëmarrje pasi elementët e gjetur thërrasin më shumë se njerëzit . sot më shume se sa për të ruajtur rendin uniformat kanë qenë pjesë e kësaj proteste. Edhe ata vuajnë të njëjtat mungesa. Premtimi i koorporatës është festa të shndritshme dhe pas saj njerëz të përgjegjshëm për pagesë të konsumit./tvklan.al