Lajme Arkiva 2003

“Mjaft” për zgjedhjet vendore 2003, ka organizuar ballafaqimin e kandidatëve për kryetar bashkish me popullin. Pyetjet janë drejtuar nga salla dhe kandidatë të partive të ndryshme në vend kanë qenë të detyruar të shpalosin alternativat e tyre jo më me shprehjet e zakonshme të programit elektoral që lexohet në mitingje, por thjesht me gjuhë teknike të popullit. Se çdo të thotë për shembull përsosje e autonomisë lokale, apo decentralizimi i këtij pushteti.

“Mjaft, këtu vendos unë” është motoja e kësaj lëvizjeje. Nga Kukësi në Shkodër, banorët kanë shijuar falas në shesh, argëtimin falë këngëtarëve dhe humorit të artistëve shqiptare, një mënyrë tjetër për tu mbledhur në qendër të sheshit gjatë fushatës elektorale.

Vetëm se kësaj radhe mjaft për kandidatët për kryetar bashkie, duke i falur më shumë kënaqësi atyre që zgjedhin sa herë u kërkohet e ashtuquajtura, shprehje e vullnetit politik në kuti votimi, që jo radhë herë, pa dashje,për rutinë, jemi mësuar ti bashkëngjisim termin të manipuluara./tvklan.al