Lajme Arkiva 2003

Përdoret për tjetër punë, por sot mban vlerat injoruese të faturës së ngritur të Telekomit, ky i fundit do të mbledh frutin këtë muaj ndërsa qytetarët dhe mbrojtësit e interesave të tyre, me këtë formë protestojnë sërish.

Lëvizja “Mjaft” ka gjetur letrën higjienike si kartolinën e vitit të ri për Albtelekomin, mbase kjo është e vetmja që nuk i është ngritur çmimi dhe më  e lira në treg.

Shpenzimeve të fundvitit të qytetarëve u shtohet edhe një faturë më e lartë telefoni dhe me këto tarifa duket se telefoni do ruaj higjienën dhe nuk do të përdoret më.

Erion Veliaj: Nëse kjo është kostoja reale atëherë le të jetë kjo fatura që paguan Albtelecomi, pastrimin e këtij vendi dhe ironinë e gjithë qytetarëve që mbështesin lëvizjen dhe që ironizojnë Albtelecomin. Kjo ka qenë një direktivë e Bashkimit Evropian për të afruar telekomin si një telekom bashkëkohor dhe që ndjek direktivat e Bashkimit Evropian, ndoqëm edhe ne të njëjtën direktivë me letrën higjienike. Një përgjigje e tillë, ishte e vetmja përgjigje që mund ti jepnim telekomit. E mori atë përgjigje që i takonte.

Në parullat e të rinjve të kësaj lëvizje “Mjaft”  mësohet se telefonat shtëpiak kanë dalë në ankand, nga mospërdorimi ata do të shiten. Kështu mbledhja e shënuar e të ardhurave nga Albtelecom do të jetë  e njëjtë. Zyra për mbrojtjen e qytetarëve e cila ngriti problemin e tarifave ka arritur të zbulojë se kjo nuk është kostoja reale./tvklan.al