Zija ka mbaruar, por është hequr për t’u harruar çdo shenjë proteste, që të kujton tragjedinë përpara kryeministrisë. Në ditën e pestë të humbjes së viktimave, është rivënë fasha e zezë dhe nuk mungojnë kartolinat ngushëlluese, por edhe ofenduese, për qeverinë dhe kreun e saj. “MJAFT” kërkon falje publike nga qeveria për dhembjen që shkaktoi. Lëvizja “MJAFT” nuk do të reshtë së kujtuari ata, që çdo ditë bien nga indiferenca e shtetit. Kjo iniciativë, që nisi pak ditë më parë, është mbështetur nga ca më shumë qytetarë. Mllefi është hedhur në kartolina ku, përveç dhembjes janë shkruar fyerje e sharje personale për kryeministrin.
Arbjan Mazniku: “Shteti është një produkt i gjithë komunitetit tonë dhe falja e tij nuk është e tij si person, por është falja e shtetit shqiptar, por nga neve si qytetarë, që njerëz nga shteti ishin të involvuar në këtë gjë. Dhe ky është minimumi i mundshëm është të paktën gjëja më e paktë që mund të bëhet. Ne ftojmë të gjithë njerëzit, që të vijnë këtu, të vazhdojnë të ndezin qirinj, ta mbajmë këtë vigjilje, këtë homazh, të ndezur deri kur ne të kemi marrë atë që kërkojmë deri, kur të kemi marrë një falje nga qeveria si minimum të mundshëm.”
“MJAFT” ka mbledhur shkrimet dedikuar qeverisë e do t’ia dërgojë kryeministrit pasi ai s’ka pasur mundësi t’i lexojë./tvklan.al