Lëvizja “Mjaft” ka mbledhur në një mbledhje Ministrin e Integrimit Sokol Nako, ambasadorin Anglez të akredituar në Tiranë dhe të ftuar të tjerë ku tema e diskutimeve ishte procesi i stabilizim asocimit , kushtet që vendi ynë duhet të realizojë për integrimin e tij tashmë dihen. Lufta kundër korrupsionit, reforma e sistemit zgjedhor e të tjerë.
Për të patur një vizion më të qartë rreth procesit të stabilizim asocimit ambasadori Anglez mbajti një fjalim të gjatë për angazhimin serioz që vendi ynë duhet të tregojë për integrimin e tij.
Ambasadori Anglez: “Marrëveshja do të jetë një dokument i gjatë dhe une nuk mund të përmënd të gjitha detajet. Baza e tij është fakti që Bashkimi Europian është një bashkim politik, ekonomik dhe tregtarë dhe një komunitet vlerash. Lëvizja drejtë Evropës kërkon hapa konkrete drejtë këtyre standarteve”
Gjithashtu edhe Ministri i Integrimit Sokol Nako pranon se arritja e këtij qëllimi vihet në funksion me zbatimin e këtyre reformave.
Sokol Nako: “Ajo axhendë e përbashkët që po përpunojmë dita ditës, ajo që po pasurojmë me Bashkimin Europian dhe me vëndet antare, është ndoshta e vetmja përgjigje për zgjidhjen e këtyre problemeve, që tashmë nuk mund të justifikohen më se janë krijuar nga një e kaluar historike, totalitare dhe izolimi”./tvklan.al