Erisa Zykaj: “Nisma e disa deputetëve shqiptarë socialistë për t’u futur sa më shpejt në parlamentin shqiptar është mbështetur totalisht nga institucionet evropiane. Madje mesazhet më të forta që kanë ardhur nga PE-ja, kanë ardhur pikërisht nga grupimi socialist i këtij parlamenti. Përfaqësuesit e grupimit socialist i kanë kërkuar përfaqësuesve të opozitës, që ata të futen në parlament brenda afateve kushtetuese para marsit.”

Hannes Swoboda: “Jam i sigurt se e vetmja mënyrë për të punuar politikisht është të punosh në parlament. Të zgjedhurit duhet të punojnë në parlament. Mund të bësh një bojkot prej një dite ose një jave, por bojkoti mund të jetë vetëm një aksion i shkurtër dhe jo afatgjatë.”

Erisa Zykaj: “A duhet të ndiqet ky aksion nga e gjithë opozita?”

Hannes Swoboda: “Sigurisht, të gjithë anëtarët e partisë që janë zgjedhur si deputet duhet të futen në parlament dhe të bëjnë punën e tyre si opozitë. Një opozitë nuk ka si të mos punojë jashtë parlamentit. Kjo nuk është e përputhshme me parimet demokratike, është shumë e rëndësishme pasi ne kemi marrëdhënie të mira me partitë, nëse ato punojnë në parlament. Ne nuk mund të kemi marrëdhënie me disa grupe deputetësh, pasi ne besojmë në parlamentarizëm. Edhe nëse ka ankesa për manipulim ose shpërdorime të zgjedhjeve janë instancat gjyqësore ato që vendosin për gabimet që janë bërë dhe organizatat ndërkombëtare. Por njerëzit që të zgjidhen duhet të bëjnë punën e tyre gjithë kohën. Ne duam një opozitë efikase dhe frytdhënëse në parlamentin shqiptar, një opozitë që është e fortë , por që ndihmon qytetarët të zgjidhin problemet e vendit. Të ndihmojë për liberalizimin e vizave dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.”/tvklan.al

Gazetare: Erisa Zykaj