Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se më 25 Maj do të organizojë tryezën e titulluar “

Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve

”, ku do të ftojë subjektet politike në Kosovë.

Sipas Vetëvendosjes, përmes kësaj tryeze do të synohet arritja e konsensusit “për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.

“Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjët tanë”,

thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

/tvklan.al