Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personve me precedentë penale dhe ata të cilët posedojnë armë zjarri pa leje kanë kryer arrestimin e një të riu. Në pranga ka rënë 17 vjeçari me inicialet S.K banues në Vlorë.
Ai u kap nga shërbimet policore në lagjen ”Pavarsia 2”, duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë, pa leje.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”./tvklan.al