Polaku mes pesë destinacioneve, Dortmund alternativë për tu pensionuar
Sezoni aktual nuk po shkon ashtu siç duhet për Barcelonën. Katalanasit janë shumë larg kreut në kampionat, ndërsa barazimi ndaj Napolit lë të hapur rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Ecuri e ndikuar jo pak nga situata tek Katalanasit, të cilët janë përballur me disa problematika deri në këtë pikë të sezonit.
Në vorbullën e diskutimeve ka përfunduar edhe e ardhmja e Robert Leëandoëski. 45 milionë eurot e shpenzuara për kartonin e 35-vjeçarit shihen si të rikuperueshme nga ana e katalanasve, të cilët tashmë kanë nisur të gjejnë ndoshta edhe një destinacion të ri për të. Pesë pista janë në tryezën e polakut për momentin.
MLS shihet si një prej opsioneve më të mira si në aspektin sportiv ashtu edhe ekonomik. Shpesh, Lewa ka pranuar se kampionati amerikan i futbollit i pëlqen dhe do ishte i kënaqur të provonte emocionet. Por, parajsë financiare premton edhe Arabia Saudite. Al Ahli ka gati ofertën për të shtuar yjet në skuadër. Roberto Firminjo nuk ka përmbushur pritshmëritë dhe mbërritja e një emri si Leëandoëski do të ishte i duhuri për ambiciet e skuadrës arabe.
Alternativë shihet edhe kalimi në Premier League, me Chelsea e Manchester United që kanë shfaqur disa herë interes. Ndërkaq, pistë për tu pensionuar përfundimisht nga bota e futbollit shihet Borusia Dortmund, aty ku 35-vjeçari vendosi rekorde që vështirë se mund të thyhen.
Klan News