Shembja e tavanit të një klase në shkollën 9-vjeçare në Shullaz të Kurbinit, ka plagosur mësuesen dhe ka rrezikuar jetën e fëmijëve.

Nexhmije Ahmeti mësuese e klasës së katërt në këtë shkollë ka qenë duke zhvilluar mësim kur një pjesë e suvasë është shkëputur dhe ka rënë mbi tavolinën e saj të punës. Si pasojë 40-vjeçarja ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak. Rënia e tavanit ka shkaktuar panik tek nxënësit të cilët kanë dalë jashtë të frikësuar.

Nxënës: “Mësuesen dhe pak nxënësit. Mësuesja është në spital.”

Vlash Gega: “Një pjesë e tavanit siç e shikoni ka rënë pa pritur. Ky është në fakt një rast që nuk të paralajmëron, raste të tilla edhe kanë ndodhur.”

Shkolla 9-vjeçare është ndërtuar para 40 vjetësh dhe që prej asaj kohe godina është rikonstruktuar vetëm një herë në vitin 2000./tvklan.al