Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e stinës së nxehtë, rrezik për qytetarët nuk janë vetëm vatrat e infeksionit të provokuara nga pa pastërtitë, por edhe kushtet e sigurisë për shitjen e lëndëve me rrezikshmëri të lartë.
Tregtimi i gazit të lëngshëm në ambiente të papërshtatshme dhe jashtë standardeve të sigurisë. Ka detyruar policinë e mbrojtjes nga zjarri në qytetin e Lezhës të ndalojë shitjen e bombola nga subjekte të palicensuara.
Aksioni i zjarrfikëseve ka marr shkas nga disa shpërthime të ndodhura së fundmi në këtë qytet. Ku si pasojë ka pasur jo vetëm dëme materiale, por edhe plagosje në njerëz.
Zef Frani: “Policia e mbrojtjes nga zjarri dhe shërbimi dhe shpëtimi i pronës dhe jetës së qytetarëve, ka dalë në një punë të zakonshme të sajën, për rikontrollin e disa detyrave që janë lënë me afat për largimin e bombolave të gazit të përdorimit shtëpiak. Jo që nuk kemi hasur vështirësi për arsye të interesave të veta ekonomike, por duke mos pasur asnjë të drejtë të tregtojnë bombola të tilla të pa licencuara, na kanë mirëkuptuar.”/tvklan.al
Gazetar: Gjergj Figuri