Librazhdi forcon kontrollin në mbrojtje të pyjeve. I renditur si vendi më me pak shkatërrime të kësaj pasurie natyrore, ky qytet dhe ky rreth vazhdon të ecë me një strategji të veçantë. Drejtoria e Shërbimit Pyjor jo vetëm që ka forcuar kontrollin për mosprerje të rrënjëve dhe transportim të materialeve drurore, por ka ngritur procesverbale për këdo dhe gjoba për shfytëzuesit.

Vetëm në 10 muajt e këtij viti, janë vjelë 15 milionë lekë gjoba të cilat rrisin të ardhurat e të gjitha komunave të Librazhdit. Duket se këto kohë, problem më shumë se prerja e pyjeve mbetet mospagesa e gjobave. Sipas shefit të Policisë Pyjore numri i gjobave të vëna është i barabartë me numrin e prerjeve. Pra, shkalla e mbulimit të të gjithë sipërfaqeve të pyjeve është 85%.Për çdo drru të prerë është kapur kundravajtësi. Kjo punë është arritur dhe me bashkëpunimin e Ministrisë së Rendit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti