Në një video që ka ardhur ne redaksinë e emisionit “Stop” shfaqen dy libra të Enver Hoxhës, që dikush i mban në tualetin e shtëpisë. Një qytetar ka filmuar një lopë, në pikën kufitare të Muriqanit, e cila i afrohet kamionit brenda në doganë, për të marrë barin që gjendet mbrapa kamionit.

Një rrugë në Lushnje është asfaltuar as deri në mes të saj. Macja e shtëpisë hap derën e ballkonit dhe nuk e mbyll. Janë këto disa episode, që shfaqen e komentohen në emisionin “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”./tvklan.al