Ashtu si çdo Nëntor tjetër, Panairi i Librit ka hapur dyert në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Dita e sotme shënon nisjen e panairit të 27-të të Librit, që është një nga aktivitetet më madhore të librit në Shqipëri.

Nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo festë e Librit do t’u jap mundësi lexuesve të njihen me shumë botime të reja.

Edicioni i 27-të i panairit përveç titujve të rinj për lexuesit sjell edhe takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi mbi përkthimin, workshop-e, seminare e shumë aktivitetete të tjera.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit që njoftoi rikthimin e Panairit bën të ditur se pjesë e aktiviteteve të panairit do të jetë edhe “Sofaja e Librit”, që mirëpret shkrimtarë të ndryshëm.

Panairi do të mbahet deri më 17 Nëntor ku do të finalizohet me ndarjen e çmimeve letrare.

Kujtojmë se në Panairin e Librit 2023, çmimin kryesor atë të romanit më të mirë e morri Mira Meksi me romanin e saj “Parisi vret”. Gjithashtu u vlerësua Ana Kove për përkthimin e librit “Daullja prej llamarine” e autorit Gunter Grass. Rudina Çupi, për veprën “Gjyshja me zemrën prej ketri” u vlerësua me çmimin për veprën me të mirë për fëmijë.

/tvklan.al