Lajme Arkiva 2003
Autorët shqiptarë duket se janë më të preferuarit për lexuesit të paktën gjatë javës së fundit. Nëpër librari vërehet se jo vetëm letërsia artistike shqiptare, por edhe studimet dhe eseistika janë në qendër të kërkesave të blerësve.
“Mund të ndalojmë te librat me autorë shqiptarë që kanë patur një shitje të madhe. Për shembull është Fatos Kongoli, që ka pasur “Lëkura e qenit”, “Dragoi i Fildisht” është Prof.Dr. Uran Asllani për studentët shqiptarë në Francë, gjithashtu Ismail Kadare, por më tepër ka ecur shumë libri “Safet Butka”.
Libri “Safet Butka”, përgatitur për botim nga uran Butka është fryti i një pune 10 vjeçare kërkimore. Ai përmban studime, ese, publicistikë dhe analiza për një numër të madh figurash të shquara të kombit tonë.
Uran Butka: Është një punë mbi 10 vjeçare nëpër arkiva dhe pastaj në përgatitjen e librit sepse nuk është një figurë, pavarësisht se martohet Safet Butka, por janë të gjitha figurat kombëtare të lidhura me Safet Butkën./tvklan.al