Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me pedagogët e universiteteve, duke u premtuar atyre autonominë e plotë financiare dhe vendim marrëse, kur qeverisja e vendit të drejtohet nga opozita. Veç kësaj, rritja e pagave dhe programe zhvillimi për universitetet duke i përshtatur edhe me tregun.

Sipas Berishës është lehtësisht e mundshme një politikë, që të mos lejojë largimin e universitarëve jashtë shtetit, e kthimin e atyre që janë larguar tashmë.

Sali Berisha:- “Janë një seri çështjesh madhore, fondamentale, që universiteteve duhet t’u zgjidhen dhe për këtë ne jemi plohtësisht të angazhuar. Përpjekje e madhe do bëhet dhe duhet të bëjmë, që t’i orientojmë dhe t’i përshtatim shkollat e larta, universitetet me tregun, nuk mund të mohoet, se vetë demokracia qëndron mbi tregun”.

Gjatë bisedimeve në tryezë, Rektori i Universitetit Shezai Rrokaj, kërkoi siguri nga kryedemokrati Berisha, që të investohet seriozisht në pavarësinë e tyre, ashtu edhe në politikat e arsimit.

Shezai Rrokaj:- “Mua më ka ardhur shumë keq psh. për kalimin e ligjit të arsimit të lartë në parlament. Ne po të ishim parazit do të kishim kërkuar gjithmonë sepse e kemi më të lehtë për të kritikuar qeverinë kur nuk e kemi këtë. Po ta kemi këtë autonomi, ne do të na rritet përgjegjësia edhe më shumë”.

Lideri i PD në këtë takim kërkoi të ridimensionojë partneritetin me to./tvklan.al