Një diplomë master nuk mund të merret më pa marrë më parë një diplomë të gjuhës angleze.

Ky është ndryshimi thelbësor në ligjin e arsimit për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet e larta pas ciklit të parë të studimit.

Ndryshime janë bërë edhe në emërtimet e diplomave, si dhe në kohëzgjatjen dhe kreditet që përmban çdo cikël.

Vetëm një ditë pas kalimit në Këshillin e Ministrave të ligjit të arsimit të lartë Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka detajuar ndryshimet që pësojnë diplomat.

Myqerem Tafaj: “Diploma e nivelit të parë do të quhet Bachelor, si në shumë vende të tjera evropiane dhe mbetet përsëri tre vjet dhe 180 kredite. Ndryshimi që ndodh në ciklin e dytë është se ne të përdorim përsëri emërtimin Master, por jo më Master i nivelit të parë, por Master dhe jo më diplomë të nivelit të dytë, por Master i shkencës. Të gjithë studentët që do vazhdojnë Master, do të japin edhe provimin e gjuhës angleze me një test internacional. Master i nivelit të dytë është hequr.

Futja e gjuhës angleze si kusht për ndjekjen e studimeve Master do të shoqërohet edhe me përfshirjen e saj në vitin 2012 si provim i detyruar në maturë.

Ndryshimet në ligjin e arsimit janë bërë në katër kapituj, duke prekur kështu edhe departamentet e universiteteve dhe personelin akademik./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami