Komiteti Ndërministror i Integrimit miratoi dhe nëntë kapituj të tjerë të pyetësorit Evropian, dokumenti mbi bazën e të cilit, Komisioni Evropian do të përgatisë opinionin për Shqipërinë, për të siguruar statusin e vendit kandidat.
Këta kapituj përbëjnë 29% të të gjitha pyetjeve, ose 667 përgjigje të të gjithë pyetësorit. Në përgatitjen e tij u angazhuan 56 institucione dhe 350 punonjës.
Sali Berisha: “Me miratimin e këtyre kapitujve Komiteti Ndërministror për Integrimin Evropian shqyrton 30 kapituj të pyetësorit të cilët përmbajnë në total 1669 përgjigje, ose 73% të të gjitha përgjigjeve që ne detyrohemi”.
Ministria e Energjetikës ka patur volumin më të madh të punës për këta 9 kapituj të rinj. Ata kanë të bëjnë ndër të tjera me çështjet e energjisë, politikës sociale dhe punësimit, apo dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Pasi ka mbyllur 73% të detyrimit të saj me dokumentin Evropian, qeveria synon që deri në fund të muajit mars t’i jap vulën përfundimtare në Këshillin e Ministrave të 35 kapitujve të pyetësorit./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi