Shoqatat e ish-pronarëve, republikani Sabri Godo dhe reformatorët i kanë bërë thirrje deputetëve socialistë të mos miratojnë projektin e qeverisë për kompensimin e ish-pronarëve. Qeveria, sipas tyre, mashtron opinionin publik me faktin se mund të kompensojë në masën 70% ish-pronarët. Godo deklaron se vetëm nëpërmjet rishikimit të ligjit 7501 si dhe të ligjeve të tjera për pronat mund të krijohen rezerva toke për ish-pronarët, ndërsa në momentin aktual 10% e tokës bujqësore nuk është e lirë.
Sabri Godo: “Me këtë 70% që thotë qeveria, dhe duket shifër e kënaqshme, duhet parë se çfarë përfaqëson kjo në vetvete, ku janë këto toka, se me sa di unë nuk ka mbetur pëllëmbë toke pa zënë në bregdet ku thuhet, ku synojnë të gjithë të marrin. Si do të rregullohet kjo? Kam frikë se këtu ndodhemi para një mashtrimi sa për të hedhur hendekun dhe se këto janë shifra krejt të pabesushme dhe të pa studiuara.”
Gazetari: Pra ju jeni për rishpërndarje të tokës së dhënë në bazë të ligjeve të kaluara dhe për aborgimin e këtyre ligjeve?
Sabri Godo: “Unë jam maksimalisht, në qoftë së duam të zgjidhim definitivisht problemin është që të anullohen ligjet grabitqarë të frymës komuniste që janë bërë pas rrëzimit të diktaturës. Të bëhet një studim i vërtetë. Do të mbeten atje ku janë ata që janë vendosur dhe do të kompensohen gjetiu, por e gjtiha kjo jo duke u thurur me mëndje në ndonjë kançelari, por në bazë të një studimi real demografik dhe gjeografik të situatës lidhur me pronat. Meqenëse kjo nuk bëhet, atëhere së paku tani thashë le të mbeten në fuqi këto ligje që janë qoftë e pamundur çdo zgjidhje tjetër, por këto ligje duhet të amendohen duhet të kontrollohen brenda tyre dhe nga ky kontroll do dalin rezerva të mjaftushme.”
Nga ana tjetër ish-pronarërt deklaruan se nuk do të pranojnë asnjë lloj kompensimi fizik apo financiar, por vetëm kthimin e plotë të pronave të tyre.
Ish-pronar: “Neve mendojmë që është e pamundur kompensimi fizik i pronarëve, jo në 70%, po as në 10% .”
Të enjten deputetët do të diskutojnë në parlament projektin qeveritar sipas të cilit shteti mund të kompensojë vetëm 70% të pronarëve në zona të lira, si pyje, kullota dhe zona bregdetare. Sipas qeverisë, pretendimet për pronësi janë më të mëdha se pronësia përpara çlirmit të vendit. /tvklan.al