Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shqiptarët emigrantë tashmë me leje të përhershme në Itali. Ndryshimi në ligjin italian të emigracionit krijon mjaft lehtësi për sezonalet që punojnë atje. Të gjithë emigrantët e ligjshëm që ndodhen në Gadishullin e Apenineve, edhe emigrantët shqiptarë, do të përfitojnë leje qëndrimi brenda një periudhe të shkurtër. 5 vjet qëndrim në Itali dhe sigurimi i të ardhurave minimale që këta persona të përfitojnë kthimin e lejes sezonale në atë të përhershme.
Ndërsa për studentët që ndjekin studimet e larta apo kurset, pak kohë para skadimit të kësaj leje ato mund t’i kthejnë në leje për motive pune. Ata mund të gjejnë punë në Itali mjafton që pronari italian të lëshojë garanci për ta. Por jo vetëm Italia por edhe Shqipëria, Ministria e Punës ka një vit që ka nënshkruar marreveshje me palën italiane për emigracionin e organizuar.
Çdo qytetar gjen një fletë pune dhe merr më pas konfirmimin nga ministria për një emigrim të përcaktuar. Pra marrëveshje dhe mirëkuptimi midis dy qeverive krijon lehtësira edhe për emigrantët shqiptarë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti