25 oficerë të mesëm policie prej tre javësh janë trajnuar se si të jenë sa më profesionistë në investigim dhe sa më etikë në punën e tyre në shërbim të qytetarëve. Icita, një program i Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Investigimit Ndërkombëtar, prej kohësh ndodhen në Shqipëri për të trajnuar efektivat e policisë shqiptare.
Ministri i Rendit Spartak Poçi dhe Ambasadori Limpreht kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave për 25 oficerë policorë. Ministri i Rendit ka falenderuar programet Icita-s pasi këto trajnime teorike dhe praktike kanë qenë të përshtatura për kushtet ku punon policia shqiptare.
Ndërsa Limpreht u ka këshilluar policëve shqiptarë profesionalizëm duke ruajtur parametrat e një sistemi policor demokratik./tvklan.al