Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për ish-zyrtarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Albens Alite. Ai akuzohet nga prokuroria për abuzimet në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Në qeli për këtë çështje vazhdon të qëndroje ish-drejtuesi i ARRSH-së Dashamir Xhika dhe Aksel Qorduka. Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, por edhe persona të tjera që janë nën hetim i kanë shkaktuar buxhetit te shtetit një dëm prej 37 milion Dollarësh.
Tv Klan