Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Rami Isufi, pronar i hotel Bolonja në Vlorë është liruar nga qelia e burgut. Mbrëm vonë zyrtarë të policisë së Vlorës kanë vedosur të lirojnë Isufin, pa e çuar çështjen në gjykatë, ashtu siç pritej sot. Shkaku i arrestimit të tregtarit vlonjat ishte thjeshtë një grindje banale me policët e patrullës.
Që mbrëm Isufi ndodhet i lirë në shtëpinë e tij. Ram Isufi u bë i njohur pas akuzave të prokurorit Barez, që po heton vjedhjen e bujshme të ndihmave Ylberi vjet në qytetin e Vlorës. Sipas drejtësisë italiane që ka arrestuar disa zyrtarë Italian të kampit, këta të fundit kanë bashkëpunuar me pronarin e hotelit në Vlorë Rami Isufi. Por ky i fundit ka mohuar të ketë gisht në vjedhjen e kampit. Gjithashtu edhe drejtësia shqiptare nuk ka mbledhur dot fakte të fajsoj Isufin.
Megjithatë edhe incidenti i fundit në policinë vlonjate për Isufin është mbyllur. Me lirimin e tij të brendshem nga qelitë e komisariatit merr fund edhe përplasja e tij me përfaqësuesit e shtetit pa nisur as procesi gjyqsor./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj