Është i lirë tashmë Platon Diko, 30-vjeçari durrsak emigrant legal në Kanada prej 13 vjetësh, i rrëmbyer në 7 nëntor nga 3 të panjohur në Durrës gjatë një vizite tek i vëllai. Lrimi i tij është bërë falë një bashkëpunimi efikas mes Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës dhe Drejtorisë së Përgjtihshme të Policisës së Shtetit në orën 12:00 të datës 10 nëntor.
Në një prononcim për shtyp, shefi i Krimeve të Rënda të Qarkut Durrës, nënkomisar Dajlan Canaj ka bërë të ditur se është kapur njëri prej rrëmbyesëve dhe po punohet për kapjen e dy personave të tjerë të identifikuar tashmë. Policia kishte larguar vëmendjen e opinionit mbi këtë ngjarje në Tiranë, teksa po punonte intensivisht në pistën e Durrësit.
Falë një përgjimi konstant, blutë e Durrësit dhe të Tiranës kanë arritur te vendi ku mbahej peng Diko, një shtëpi në shijak duke ndjekur personin që kishte tërhequr 30 000 dollarët e kërkuar nga rrëmbyesit. Për familjarët e Platon Dikos ankthi ka marrë fund, ndërsa nuk duan të flasin rreth ngjarjes së pakëndshme.
“ Jam shumë i lumtur dhe mund të shpreh vetëm atë mirënjohjen e madhe për punonjësit e policisë të Tiranës të cilët treguan një profesionalizëm shumë të lartë.”
Gazetarja: “Çfarë shifre ju kanë kërkuar?”
“30 000 dollarë.”
Gazetarja: “Kanë komunikuar me ju në telefon?”
“Nuk mund të jap sqarime.”
Për të përgëzuar blutë e Durrësit ka mbërritur në orët e pasdites në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, ministri i Rendit Igli Toska i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shteti Bajram Ibraj. Hetimet mbi këtë çështje po vazhdojnë në kohë dhe po bëhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. /tvklan.al