“Lista Serbe” do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë. Paneli Zgjedhor për Ankesat në Kosovë ka rrëzuar vendimin e mëhershëm të Komisionit Qendror të Zgjedhje për mosregjistrim të kësaj partie në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare.
Vendimi u mor pas ankimimit të vendimit të KQZ-së të datës 22 Dhjetor nga “Lista Serbe” në një institucion më të lartë apelimi.
Ky vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ngjalli shumë reagime dhe akuza nga Beogradi, por edhe nga Moska të cilët theksuan se Albin Kurti po kërkon të zhdukë serbet duke u penguar organizmin politik.
Klan News